Ngjarja e ditës në Premier Ligën angleze nuk ishte fitorja e Liverpulit ndaj Totenhemit, në atë fund dramatik të sfidës delikate në kreun e renditjes, sepse skenën e rrëmbeu sfida Kardif-Çelsi.
Me uellsianët në avantazh 1-0 për një pjesë të madhe të ndeshjes, Çelsit iu desh një gafë kolosale e arbitrave për të barazuar, sepse Azpilicueta barazoi duke qenë një metër në pozicion jashtë loje dhe më pas Çelsi fitoi, në hapësirën e pak minutave.
Një leksion i mirë për anglezët kokëfortë, që nuk duan VAR në Premier Ligë, ndërsa tashmë të gjithë po binden se teknologjia nuk është e keqja e futbollit.
Trajneri i Kardifit Nil Uornok ishte “vullkan” pas golit të mbrojtësit spanjoll, por edhe në konferencë për shtyp pas ndeshjes nuk e ruajti dot qetësinë.
? Neil Warnock is not happy
? Watch now live on Sky Sports PL or follow here: https://t.co/jbI7BWlKx1 pic.twitter.com/00Zkfx7ZMw
— Sky Sports Premier League (@SkySportsPL) March 31, 2019
“Nëse ndokush kishte dyshime deri sot, VAR është përgjigja për t’ua hequr ato”, tha Uornok. “Arbitrat kanë nevojë për ndihmë, si mendoni? Do ishte zgjidhur gjithçka në 10 sekonda, nuk duhej as ndonjë punë e madhe për të parë që ishte gol i parregullt.
“Kemi punuar për javë të tëra për të aplikuar pozicionin jashtë loje në raste të tilla dhe tani djemtë më thonë: ‘Po tani ç’të bëjmë, trajner? Ç’vlerë ka?’. Është dëshpëruese”.
Neil Warnock’s stare down with the officials at full time ??? pic.twitter.com/fI05Hf51J7
— Footy Humour (@FootyHumour) March 31, 2019
Uornok kërkoi kohë që të qetësohej, para se të dilte para mediave, por sërish zemërimi i tij dukej qartë: “Asnjë vendim i gabuar në favorin tonë, mund të merrnim një penallti dhe mund të dilte me karton të kuq Rydiger. Me siguri tifozët e Bërnlit apo Brajtonit, rivalë për mbijetesë, janë kënaqur me ndeshjen tonë. Nuk është faji ynë që një arbitër nuk sheh pozicionin jashtë loje më të pastër që kam parë ndonjëherë dhe penalltinë më të qartë që kam parë ndonjëherë. Kemi kampionatin më të mirë në botë, por arbitrat më të këqij. Nuk e kanë idenë çfarë është në lojë, nuk mund të gabojnë në këto nivele”.
“Pas ndeshjes arbitrat ishin të zhgënjyer, si unë, por çfarë vlere ka? Ne mund të shkonim dy pikë larg mbijetesës, arbitrat vazhdojnë punën normalisht, e shumta ndonjë javë pushim”.