Premier Liga drejt revolucionit, mbyllje e merkatos pa nisur sezoni

0

Prej kohësh trajnerët e Premier Ligës, me të drejtë, ankohen: Ç’kuptim ka të nisë kampionati dhe pas 2-3 javësh disa lojtarë të largohen e disa të afrohen? Rasti i Kutinjos, për shembull, është emblematik: kampionati ka filluar, por Liverpuli nuk e di ende a do e ketë në dispozicion mesfushorin që e kërkon Barcelona, ndërsa nuk e di a do ketë kohë të gjejë zëvendës, nëse e sheh. Dhe ndërkohë javët ikin.

Për këtë arsye, Premier Liga angleze ka hedhur një propozim të bujshëm: mbyllje e merkatos para fillimit të sezonit. Përfaqësues të 20 klubeve do të takohen muajin e ardhshëm dhe pritet të gjendet marrëveshja që do të ndalojë blerjen e lojtarëve pas startit të sezonit në Angli. Nëse 2/3-at e klubeve janë dakord, ndryshimi do të hyjë në fuqi verën e ardhshme.

Megjithatë, problemi mbetet madhor për sa i përket merkatos në dalje, sepse në Angli nuk mund të ndalohet shitja e lojtarëve, duke qenë se në vendet e tjera të Europës merkatoja mbyllet në fund të gushtit. Kjo do të thotë që klubet e mëdhenj mund të blejnë lojtarë në Angli, por klubet angleze nuk do të kenë mundësi t’i zëvendësojnë. Një zgjidhje shumë më logjike do të ishte që kampionati të niste në shtator, pas mbylljes së merkatos, por askujt nuk i intereson që të mos luhet futboll në gusht, natyrisht…

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.