Ishte 28 shkurti i vitit 2010, kur Arsenali fitonte në transfertë përballë Stokes. 1-3 për “topçinjtë” e Arsen Vengerit, të cilët humbën shërbimet e një prej lojtarëve kryesorë, Aron Ramsejt. Uellsiani pësoi një ndërhyrje “horror”, duke thyer këmbën.
Moment i tmerrshëm dhe pamje të frikshme. Dejv Kiston luante me Stokën atë periudhë, ndërsa ishte në stol gjatë ndeshjes. Ish-sulmuesi ka rrëfyer një sekret dke treguar të vërtetën e asaj ndërhyrje të “egër”.
Trajneri i Stokes ishte Tony Pulis, i cili aktualisht drejton Midëllsbroun. Ky i fundit kishte një lloj “urrejtje” kundër trajnerit francez të Arsenalit dhe e karikoi dhe motivoi shumë ekipin e tij. Dëshironte me çdo kusht të triumfonte përballë homologut të tij, duke kërkuar lojë të fortë dhe aspak mëshirë në duele.
“Toni Pulis e përçmonte trajnerin e Arsenalit, Arsen Venger. Nuk kam parë kurrë një trajner kaq të dëshpëruar për të fituar ndeshjen, gjatë gjithë asaj jave. Ai ishte duke e humbur kontrollin me të vërtetë. Ajo lojë e ashpër ishte e kërkuar. Ishte pak a shumë sikur na kërkonte ‘djalosh, mos e harro, të dua agresiv në duele dhe dominojë kundërshtarin tënd’. Ajo çfarë ndodhi në fushë ishte reagimi i lojtarëve për trajnerin e tyre, i cili pothuajse kërkoi të dëmtonim kundërshtarët. Nuk u ulëm në dhomat e zhveshjes për të folur që ‘do ta dëmtojmë këtë lojtar.”
“U deshën disa sekonda për të kuptuar se çfarë ndodhi. Këmba e Ramsejt ishte e drejtuar nga tifozët, ndërsa trupi i tij ishte përballë meje… në një kënd të drejtë më këmbën. Ishte thjeshtë e tmerrshme. Nuk e harroj Vengerin, i cili mbeti i shokuar në pankinë. Personi i parë të cilin pa kur u kthye nga ne isha unë, që ndodhesha në pankinë. Edhe pse nuk e kisha goditur Ramsejn, isha në pankinë dhe pjesë e ekipit. Venger më dhuroi atë shikim plot zhgënjim, ashtu siç të sheh babai kur është i zemëruar me ty“, përfundon Kiston.