Gazeta më e madhe ne Gjermani “Bild” ka zbuluar një prapaskenë të merkatos gjatë vitit të kaluar. Bëhet fjalë për fantazistin e Arsenalit, Mesut Ozil, i cili ishte shumë pranë kalimit tek ekipi zikaltër gjatë vitit të kaluar.
Sipas gazetarit të njohur gjerman Kristian Falk, lojtari turko-gjerman po negocionte me Interin gjatë dimrit të vitit të kaluar për një transferim në Itali. Asokohe, kontrata e Ozil mbaronte pas gjashtë muaj dhe ish-drejtori sportiv Ualter Sabati kërkonte ta sillte në Milano me kosto 0 me anë të një parakontrate.
Përpjekjet e Interit rezultuan të kota, pasi në fund Ozil rinovoi kontratën me Arsenalin. “Topçinjtë” i ofruan 30-vjeçarit një kontratatë të vlefshme deri në qershor të 2021-shit me një pagë “faraonike” prej 20 milionë eurosh në sezon, që e rendit të dytin në listën e lojtarëve më të paguar në Angli, pas ish-kolegut të tij Aleksis Sançez, që u largua firmos në janar te skuadra e Mançester Junajtid.