Igor Çukoviç dhe Kamza zgjatën bashkëpunimin edhe për një vit, por malazezi dëshirën më të madhe e kishte të transferohej në një kampionat më të fortë. Këtë edhe e ka tentuar këtë verë, teksa në fund të muajit qershor është testuar në një miqësore me skuadrën hungareze të Honved.
Sikurse mëson “SportEkspres.com”, testi është kaluar me sukses dhe palët kanë diskutuar edhe mbi marrëveshjen kontraktuale, por gjithçka më pas është frenuar nga një tjetër operacion merkatoje. Shitja e sulmuesi Daniele Lanzfame te Ferencvarosh i ka prishur llogaritë.
Por ç’lidhje ka kjo? Në marrëveshjen e bërë mes klubeve për sulmuesin italian, është përfshirë edhe një mbrojtës qendre, i cili ka ndjekur rrugën e kundërt me 31-vjeçarin. Kalimi i Bence Batik te Honved ka bërë që Çukoviç të mos transferohet në Hungari.