Prapaskena dhe marrëveshja, Mici vishet kuqezi

Gledi Mici lë Shqipërinë dhe transferohet në Maqedoni, ku do të veshë fanellën e Shkëndijës së Tetovës, diçka e paralajmëruar nga Sport Ekspres më 1 qershor https://sportekspres.com/mici-e-lilaj-gjah-per-shkendijen/. Mbrojtësi i linjës së majtë ka arritur marrëveshjen me kuqezinjtë dhe do të nisë një eksperiencë të re. Pas një eksperience 2-vjeçare me Skënderbeun, fieraku largohet nga Superiorja.

Për Micin kishte disa oferta, teksa në Shqipëri Flamurtari ishte klubi që kishte shfaqur interes për shërbimet e tij. Skënderbeu gjithashtu kërkonte rinovimin e kontratës, ndërkohë që kishte edhe një pistë për t’u transferuar në Izrael.

Tashmë ai do të jetë pjesë e Shkëndijës së Tetovës, por së fundmi mësohet se ka pasur një prapaskenë me Tiranën. “Sport Ekspres” mëson se Mici i është propozuar bardhebluve, por nuk pasur interes për shërbimet e tij. Kryeqytetasit kanë zgjedhje të parë Erjon Hoxhallarin, ndaj edhe kanë refuzuar të futen në tratativa.

Në fakt do të ishte një shpenzim i tepërt për 24 herë kampionët e vendit, pasi Mici është nga ata lojtarë që në aspektin financiar ka kërkesa të larta. Më një “top” mbrojtës në të majtë, te Tirana e kanë pasur të lehtë ta marrin një vendim të tillë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *