“Politikanët luajnë ping-pong”, Lila bën thirrje për privatizimin e klubeve: Kur vjen data e zgjedhjeve nuk e kanë mendjen te futbolli

Privatizimi i klubit të Vllaznisë është një temë që po hap diskutim të gjerë kohët e fundit. Problemet e një nga skuadrave më me histori në futbollin shqiptar vijnë si pasojë e faktit se ende nuk janë të pavarur nga Bashkia. I ftuar në studion e emisionit “Fair Play” me gazetaren Enkeleida Zeko, kreu i Sindikatës së Futbollistëve Provesionistë të Shqipërisë, Andi Lila ka bërë thirrje për privatizim të klubeve të kampionatit shqiptar. Sipas tij politika thesht luan ping-pong dhe vetëm sa e dëmton futbollin.

“Ne si Shoqatë e Futbollistëve e mbështesim kryebashkiaken e Shkodrës për nismën që ka marrë për të privatizuar Vllazninë. Unë them që klubet e futbollit duhet të jenë private, jo pronë e bashkive. Politika duhet të jetë sa më larg nga futbolli. Politikanët luajnë ping-pong dhe kjo është në dëm të futbollistëve. Ndaj them që duhet të privatizohen klubet, pasi kur vjen data zgjedhjeve, politikanët e kanë mendjen te votat, jo te futbolli”, deklaroi Lila./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online