Polemika të mëdha në Gjermani/ Lewandowski nuk është te 20 legjendat e Bayern, por gjen vend Javi Martinez

Media gjermane, “Sport1”, ka rifreskuar listën me 20 legjendat e Bayern Munchen duke futur futbollistët më të mirë të të gjithë kohërave. Por surpriza e madhe ishte fakti se Robert Leëandoëski është lënë jashtë saj.

289 gola dhe 64 asistime në 326 paraqitje, plus 16 trofe, përfshirë gjashtë Bundesliga dhe Ligën e Kampionëve për Bayern Munchen. Këto janë statistikat që flasin për sulmuesin polak që ka qenë ylli i padiskutueshëm i bavarezëve që nga viti 2014. Por pavarësisht kësaj, mbetet jashtë listës dhe puna e tij quhet e pamjaftueshme për të qenë mes 20 legjendave të Bayern.

Sigurish që përfshirja e Gerd Muller, Oliver Kahn apo Beckenbauer nuk mund të jetë surprizë. Por polemika të mëdha shkakton fakti sesa Javi Martinez mund të futet në këtë renditje përpara Leëandoëskit. /Sport Ekspres/

20 legjendat më të mira të Bayern Munchen sipas “Sport1”:

  1. Georg “Katsche” Schëarzenbeck
  2. Javi Martínez
  3. Jérôme Boateng
  4. Franck Ribéry
  5. Stefan Effenberg
  6. Franz “Bulle” Roth
  7. Uli Hoeneß
  8. Mehmet Scholl
  9. Klaus Augenthaler
  10. Paul Breitner
  11. Arjen Robben
  12. Thomas Müller
  13. Karl-Heinz Rummenigge
  14. Philipp Lahm
  15. Bastian Schëeinsteiger
  16. Oliver Kahn
  17. Sepp Maier
  18. Lothar Matthäus
  19. Gerd Müller
  20. Franz Beckenbauer

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *