Polemika për miqësoren për Lekbellon, ja pse nuk u luajt në Selman Stërmasi

Tashmë dihet historia fatkeqe e Artur Lekbellos, pasi ish-futbollisti i Tiranës vuan nga një sëmundje e rrallë e muskujve. Kurimi i saj ka një kosto shumë të lartë financiare, e për këtë arsye, ish-shokët e ekipit dhe miqtë e tij janë mbledhur për të mos e lënë vetëm përballë sëmundjes.

Familja ish-futbollistëve të Tiranës u mblodh dje së bashku me ish-lojtarë të Partizanit dhe Kombëtares për të zhvilluar një ndeshje bamirësie për një nga emrat e mëdhenj të futbollit shqiptar si Artur Lekbello.

Aktiviteti u zhvillua në një nga komplekset e minifutbollit në kryeqytet, pasi kërkesa për përdorimin e stadiumit “Selman Stërmasi” nuk u mor parasysh. Fillimisht u mendua se ish-klubi i Lekbellos, Tirana, nuk u është përgjigjur organizatorëve për t’i vënë stadiumin në dispozicion, por e vërteta është ndryshe.

Image may contain: 19 people, people smiling, outdoor

Arsyeja e vërtetë pse nuk u luajt në “Selman Stërmasi” është se fusha është duke iu nënshtruar një procesi riparimi të pjesshëm, siç shihet në fotot më poshtë. Tirana i dha miratimin FSHF-së, por duke kërkuar postimin e ndeshjes në një datë tjetër, sapo të përfundonin punimet.

Për këtë arsye, krijimi i një polemike në këtë rast duket i kotë, aq më shumë që bëhet fjalë për një ikonë bardheblu dhe nuk ka sens që klubi Tirana të refuzonte, kur në “Selman Stërmasi” kush nuk ka luajtur këtë sezon,nga Tirana e deri te ekipet e fëmijëve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *