Pogba merr për dore Junajtid, Juventusi ia del pa Ronaldon

Mançester Junajtid dhe Juventus ia kanë dalë të fitojnë në transfertat ndaj Jang Bojs dhe Valencias. Djemtë e Zhoze Murinjos e patën shumë më të lehtë marrjen e tri pikëve se sa kampionët e Italisë, që mbetën me 10 lojtarë për rreth një orë.

Edhe pse fillimi la për të dëshiruar, Mançester Junajtid arriti të merrte në kontroll lojën dhe të shënonte tre gola. Kapiteni Pol Pogba ishte padyshim njeriu i ndeshjes me dy golat e tij. Ndërkohë spikati edhe francezi Antoni Marsial, i cili u rikthye të luajë titullar pas disa javësh.
Goli i parë ishte një aksion personal i Pogbasë, që me një goditje në trekëndësh zhbllokoi takimin. Rezultati u dyfishua po nga Pogba nga pika e bardhë e 11-metërshave. Ndërsa Marsial mbylli llogaritë e ndeshjes duke finalizuar një aksion i vetëm përballë portierit të Jang Bojsit.

Në Valencia nuk qe e lehtë për bardhezinjtë, që iu desh të banin pa Ronaldon. Murijo “tërboi” Ronaldon dhe e nxori nga loja, por gjithsesi Juventusi tregoi se i ka kapacitetet për të mundur këdo. Gjithçka u vendos nga dy penallti.

Pjaniç është nga ata që nuk fal as në goditje dënimi dhe sigurisht që u tregua i saktë, duke shënuar dy herë për Juventusin. Valencia ka pasur rastet e saj, por edhe bardhezinjtë, një të tillë të pastër madje me Kedirën. Gjermani ishte shumë pranë portës, por spastroi zonën me plot kuptimin e fjalës.
Tre pikët shkuan për Juventusin, që tanimë merakun më të madh ka Kristiano Ronaldon, i cili pritet të marrë dënim nga UEFA pas kartonit të kuq.

Grupi H
Valencia – Juventus 0-2
Jang Bojs – Man. Junajtid 0-3

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online