Pas 9 vitesh, nis epoka post-Ronaldo te Reali

Te Reali i Madridit ka nisur zyrtarisht epoka posr-Ronaldo. Julen Lopetegi zhvilloi stërvitjen e parë të kampionëve të Europës në fuqi. Për herë të parë pas nëntë vitesh, “Los Blancos” kanë zbritur në fushë pas ylli portugez, që tashmë është zyrtarisht lojtar i Juventusit.

Në pritje të lojtarëve që ishin të angazhuar me përfaqësueset e tyre në Kupën e Botës 2018, trajneri e zhvilloi stërvitjen me vetëm 21 futbollistë në dispozicion. Pjesë e kontingjentit nga emrat e rëndësishëm ishin Karim Benzema dhe Garet Bejl.

Në total ishin vetëm 14 futbollistë nga ekipi i parë i Realit, të cilët fillimisht zhvilluan testet mjekësore dhe më pas zbritën në fushë, ndërsa me grupin u bashkuan edhe dy blerjet e reja Vinicius Zhunjor dhe Andrij.

Për tu veçuar në stërvitjen e parë të madrilenëve për sezonin e ri, ishte festa e madhe që shokët e ekipit i rezervuan Garet Bejl, me yllin uellsian që festoi 29-vjetorin e lindjes. Reali pritet të luajë në turneun International Champions Cup pa një pjesë të yjeve të ekipit, të cilët vazhdojnë pushimet pas Botërorit. Grupi do të jetë i plotë vetëm në derbin me Atletikon e Madridit, më 15 gusht në Talin të Estonisë, sfidë e vlefshme për finalen e Superkupës së Europës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online