Pochettino mes lotëve: Faleminderit futboll! Këta janë heronjtë e mi!

Trajneri i Totenhemit, Mauricio Poçetino, nuk i përmbante dot emocionet pas ndeshjes së madhe në Amsterdam, duke shpërthyer në lot, ndërsa më pas për BT Sport deklaroi: “E kam të vështirë të flas, janë emocione të pabesueshme, falë futbollit. Lojtarët e mi janë heronj – prej një viti u them që janë heronj. Pjesa e dytë ishte mahnitëse. Faleminderit, futboll – këto lloj emocionesh nuk janë të mundura pa futbollin. Faleminderit gjithë atyre që besuan te ne. Nuk kam fjalë.

“Po flisnim para ndeshjes që kur punon dhe ndjen dashuri përreth nuk është stres, por pasion. Ne treguam se e dashurojmë sportin dhe futbollin. Sot ishte mrekulli, e pabesueshme të shohësh një ndeshje të tillë.

“Është e vështirë të jesh kompetitiv në këtë nivel. Jam fatlum që jam trajner, që jam në futboll dhe jetoj këtë lloj futbolli.

“Këta janë heronjtë e mi, por Lukas Moura ishte superhero. Nga i pari tek i fundit, kemi 5 vite që punojmë e vuajmë për të arritur këtu.

“Dua të kujtoj familjen time… është një çmim i madh për ata. Duhet të jemi gati për ndeshjen e së dielës dhe më pas të mendojmë për finalen“, tha Pochettino, duke shpërthyer sërish në lot.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online