Poçetino: Titulli shumë i vështirë, ata kanë 5-fishin e buxhetit tonë

Totenhemi renditet i dyti në Premier League pas 19 javësh kampionat. Shumë vetë besojnë se ky është viti i “gjelave” dhe disa i kanë krahasuar ata me Atletikon e vitit 2014-të, që mundi në garën për titull Barcelonën dhe Realin, ndërsa këtë vit ndodhen vetëm tre pikë larg kryesuesve katalanas.

Por, trajneri të Totenhemit, Mauricio Poçetino nuk i pëlqejnë këto krahasime dhe në konferencën që i parapriu takimit të nesërm ndaj Uolverhemptonin, u tregoi gazetarëve se skuadra e tij e ka shumë herë më të vështirë se ekipi i Simeones.

“Simeone është trajneri më i paguar në Spanjë, ai merr më shumë se trajnerët e Real Madridit, Barcelonës, Sevijës dhe valencias. Investimet e Atletikos janë shumë të mëdha. Barcelona dhe Reali shpenzojnë më shumë, por diferenca nuk është e madhe. Kanë arritur të mbajnë lojtarë si Antuan Grizman dhe kanë firmosur me Diego Kostën”.

“Mund të them se Atletiko është ndoshta klubi më i fuqishëm se sa çdo skuadër në Angli, ata mund të kenë 5-fishin e buxhetit tonë, pra nuk mund të krahasohen me ne, por me ekipe si Liverpuli dhe Mançester Siti”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online