Totenhemi nuk po përjeton një periudhë shumë të mirë pas humbjeve me Uotford, Liverpul dhe asaj kundër Inter në Champions. Fitorja me Brajton në kampionat dhe Uotford në kupë kanë rritur paksa moralin e djemve të Poçetinos, të cilët do të përballen sot në transfertë me Hadërsfilldin dhe pastaj ndeshja e madhe në Champions përballë Barcelonës.
Pak orë përpara transfertës me Hadërsfilldin, Poçetino ka mësuar një lajm të keq. Dele Ali, i cili sapo ishte rikuperuar nga dëmtimi me kombëtaren në ndeshjen kundër Spanjës, do të duhet të qëndrojë përsëri jashtë fushave të blerta.
22-vjeçari pati probleme muskulore, që e detyruan të qëndronte pushim këtë periudhë, ndërsa ka pësuar një dëmtim në kofshë dhe do i duhet të ndalet përsëri. Dele Ali do t’i mungojë Totenhemit për të paktën një muaj, siç citojnë mediat angleze.