Totenhem arriti të merrte një fitore të thellë ndaj Evertonit jashtë fushe, duke triumfuar me rezultatin tenistik 6-2. Ky sukses duket se i ka bindur “Gjelat” se e kanë forcën për të rivalizuar dhe me dy skuadrat “big” të Premier League-s, Liverpulin kryesues dhe Sitin e vendit të dytë.
Trajneri Poçetino e ka veçuar këtë pjesë pas ndeshjes së sotme, se ekipi i tij mund të jetë një pretendent për titulli, edhe pse është plotësisht i vetëdijshëm se dy skuadrat që janë para tij janë mjaft të forta: “Besoj se Liverpuli dhe Siti janë pretendentët e mëdhenj për titull, por edhe ne jemi aty si Arsenali dhe Çelsi e Junajtid. Edhe pse është një rrugë e gjatë para, mund të them se edhe ne jemi konkurrentë të vërtetë”.
“Nëse bëjmënjë krahasim me sezonet e shkuara, them se këtë edicion kemi më shumë shanse për të konkurruar, pasi jemi më të qëndrueshëm dhe diferencat nuk janë edhe aq të mëdha. Duhet të provojmë deri në fund, por duhet të kemi vetëm një qëllim, të mendojmë vetëm për ndeshjen e radhës”.