“Po ti kush je”? Lojtari italian tregon si e hoqi Bogdanin nga formacioni: Nuk do luash, këpucët blu janë fat i keq

Alessandro Diamanti ka kujtuar të shkuarën e tij te Livorno. Në një bashkëbisedim në “Twich”, lojtari italian ka rrëfyer përvojën e tij me presidentin e Livornos, i cili supersticionin e kishte pjesë të karakterit të tij. Diamanti ka treguar një episod që përfshinte edhe Bogdanin. Ish-sulmuesi shqiptar kishte veshur këpucë blu, të cilat për Spinelli-n ishin fat i keq. Për këtë arsye ndërhyri në formacion dhe largoi emrin e Bogdanit nga titullarët.

“Sa i përket presidentëve, i jam mirënjohës Aldo Spinelli-t, i cili më çoi nga C2 në A në Livorno. Një personazh i pabesueshëm, ndryshoi formacionin dhe taktikën e trajnerëve, ndërpreu seancat për të dhënë idetë e tij, i gjymtoi të gjithë emrat. Gjithmonë hynte në dhomat e zhveshjes para ndeshjes.

Një herë, duke hyrë e pa Bogdanin me këpucë blu: “Kush je ti, nuk luan, këpucët blu janë fat i keq”. Një herë – shtoi ai – ishte një periudhë në të cilën shënova 1 gol dhe 2 asistime për lojë dhe ai nuk donte të më linte të luaja sepse në tavolinën e masazhit, pesë minuta para ndeshjes, sipas ndaj tij isha i shtrirë në një pozicion që në letrat tarot sjell fat të keq”, ka rrëfyer Alessandro Diamanti./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online