VIDEO/ Uzuni, Uzuni dhe sërish Uzuni! Sulmuesi shqiptar shënon tjetër gol me Granadan, është i 18 në kampionat

Myrto Uzuni po vazhdon që të shënojë dhe të shkëlqejë me Granadan. Sulmuesi shqiptar ka realizuar një tjetër gol me ekipin spanjoll. Në ndeshjen kundër Burgos, të përfunduar me shifrat 1-3, Uzuni realizoi golin e dytë.

Lojtari shqiptar nuk e kishte të vështirë që të tundte rrjetën pas pasimit fantastik të Molinas që ishte njeriu i ndeshjes sot me dy gola dhe një asist. Ndërkohë me këtë realizim, Uzuni shkon në kuotën e 18 golave në kampionat. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online