VIDEO/ Harkimi perfekt i Ernest Muçit, sulmuesi shqiptar protagonist me Legian e Varshavës

Legia e Varshavës është duke udhëhequr kundër Gornik Zabërzesë. Kryeqytetasit janë në avantazh minimal 0-1, teksa kanë gjetur golin në minutën e 38 të takimit. Ernest Muçi e ka nisur nga minuta e parë këtë takim dhe ka marrë rolin e protagonistit. Goli është nisur nga këmbët e tij.

Në minutën e 38, ish-sulmuesi i Tiranës ka dhënë një harkim perfekt në zonë, atje ku gjendej Pekharti. Ky i fundit godet me kokë dhe topi kalon vijën fatale, pavarësisht përpjekjes së portierit kundërshtar. Goli i shënuar prej tij po vendos pjesën e parë, ndërsa mbeten edhe të paktën 45 minuta të tjera për t’u zhvilluar./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online