“Po të fitonte Kosova do më bënte krenar“, Enis Bardhi kërkon mbështetjen e shqiptarëve: Gëzohuni pak me ne

Maqedonia e Veriut ka mposhtur me shifrat 2-1 Kosovën në gjysmëfinalen e Ligës së Kombeve. Ëndrra për një vend në Europian mbyllet këtu për Kosovën, por vazhdon ende për maqedonasit, të cilët vazhdojnë rrugën në pengesën e fundit, që është Gjeorgjia. Në përfundim të ndeshjes ka folur për “Superpsort“ edhe Enis Bardhi. Ky i fundit ka folur edhe për rëndësinë e veçantë që përballë viheshin shqiptarë nga të dyja krahët.

Mesfushori i Levantes shprehet se do të ishte krenar nëse Kosova do të fitonte sot dhe të njëjtën gjë pret nga të gjithë nga pala tjetër, pasi në fund të fundit shqiptarët nuk mungojnë as te Maqedonia e Veriut

“Këto lloj ndeshjesh janë shumë të rënda, si psikologjikisht edhe fizikisht. Ne i patëm shanset tona dhe i realizuam. Kosova i pati shanset por nuk i realizoi. Kështu e ka futbolli, nëse nuk shënon do pësosh. Doja ta prekja këtë temë edhe me lojtarët e tjerë në fushë. Futbolli është respekt. Nëse do të fitonte sot Kosova do të isha ndjerë shumë krenar dhe do të isha gëzuar shumë. Edhe do kisha dëshirë që edhe lojtarët e tjerë të gëzohen pak me ne sepse futbolli është një sport dhe në fund të fudnit jemi njësoj”, ka thënë Enis Bardhi./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online