VIDEO/ Sa pranë i shkuan! Euro 2021 do mbetet një ëndërr e bukur, Kosova humb “finalen“ e madhe

LIVE, Maqedonia e Veriut-Kosova 2-1, Ristovski 16′, Velkoski 33’/ Hadërgjonaj 29′

Nuk do të ketë Euro 2021 për Kosovën. Kampionati Europian mbetet një ëndërr e bukur për dardanët, megjithëse i shkuan fare pranë realizimit. Përfaqësuesja e Kosovës ka humbur atë që mund t’i sillte finalen e madhe. Në “Tose Proeski“ del trumfuese Maqedonia e Veriut që kalon me sukses gjysmëfinalen e Ligës së Kombeve dhe do të luajë shanset për nëj vend në Europian kundër Gjerogjisë.

Përballja përfundoi me shifrat 2-1, ndërsa goli i parë erdhi falë një devijimi nga këmbët e Kolollit. Hadërgjonaj shfrytëzon gabimin e portierit për të barazuar shifrat, por vetëm 4 minuta më vonë është Velkoski që vulos shifrat finale që pa përfunduar pjesa e parë.

Mungesat e mëdha kanë pasur një ndikim të dukshëm te Kosova, që zbriti në fushë ne lojës pa disa nga lojtarët kyç në rrugëtimin e saj deri në këtë fazë. Rrahmani, Rashica dhe Muriqi nuk mund të ishin përkrahë futbollistëve të tjerë shqiptar në mënyrë që të shkruanin historinë mbrëmjen e sotme. Megjithatë ky grup premton shumë dhe sukseset në të ardhmen nuk mund të mungojnë./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online