“Edhe ne kemi qejf të shkojmë në finale“, Ezgjan Alioski: Kosova ka shqiptarë, por ka edhe Maqedonia

Maqedonia e Veriut ka mposhtur me shifrat 2-1 Kosovën në gjysmëfinalen e Ligës së Kombeve. Ëndrra për një vend në Europian mbyllet këtu për Kosovën, por vazhdon ende për maqedonasit, të cilët vazhdojnë rrugën në pengesën e fundit, që është Gjeorgjia.

Ezgjan Alioski ka folur në përfundim të takimit për “Supersport”. Futbollisti shqiptar i është gëzuar fitores së sotme dhe pret që i njëjti sukses ta ndjekë edhe në ndeshjen e radhës. Alioski thekson se nga të dyja anët ka shqiptarë dhe këta të fundit nuk do të mungojnë në Europian në rast se Maqedonia fiton finalen me Gjeorgjinë.

“Gëzohemi të gjithë. Ky është futboll. Edhe ne kemi qejf të shkojmë në finale. Nga të dyja anët ka shqiptarë. Shkon Kosova, ka shqiptarë. Shkon Maqedonia, ka shqiptarë. Shumë bukur ka luajtur Kosova. E dimë që kishte mungesa.Tani ëndrrat e bukura na vijnë. Na mbetet vetëm një ndeshje. Kemi pak kohë për t’u qetësuar. Kosovën tani e mundëm dhe na mbetet vetëm finalja. Ka edhe shqiptar në Europian nëse fitojmë“, ka thënë Ezgjan Alioski./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online