“Po shkruajeni tani, shkruajeni se jemi me fat”! Trajneri i PSG-së acarohet me gazetarët: Gjithmonë e njëjta gjë me ju!

Pavarësisht se PSG ka arritur që të fitojë trofeun e tretë, duke ia dalë edhe në “Coupe de la Ligue” ndaj Lyonit, trajneri Tuchel nuk mund të jetë i qetë. Gjigandët francez fituan ndaj Lyon vetëm në “ruletën ruse”, pasi koha e rregullt përfundoi pa gola të shënuara.

Ndërkohë që finalja e fundit e luajtur ishte ajo ndaj St Etiene për Kupën e Francës, ku edhe atje është fituar minimalisht në shifrat 1-0. Pikërisht për këtë arsye një gazetar francez i ka shtruar pyetjen Tuchel se përse ekipi i tij nuk po arrin që të gjejë golin, ndërsa po afrohet edhe ndeshja në “Champions League” me Atalantën.

“Po edhe çfarë? Po edhe çfarë? Po, ne jemi gjithmonë me fat, mund ta shkruani. Shkruajeni tani. Ju bëni të njëjtën gjë, ne jemi thjesht me fat, kështu është. Nuk kemi cilësi, kemi vetëm fat. Futbolli është futboll. Përshembull, e dini rezultatin e Liverpulit me Barcelonën në vitin e kaluar? Humbën 3-0. Si luanin? Dhe pastaj ata fituan “Champions League”. Më tregoni një ekip që shënon nga 4 apo 5 gola në të gjitha ndeshjet. Nuk është e mundur. Por për mua është e qartë, ju kërkoni gjithmonë negativen. Ka 99 pika pozitive, por ne jemi duke kërkuar të 100-ën, duhet të gjejmë probleme, gjëra…”, u shpreh i acaruar Tuchel. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online