“Po shkruaj dhe po qaj”! Vangjel Zguro ka dedikim emocionues për Skënderbeun, ekipin e ri e gjen sërish në Amerikë

0

Vangjel Zguro nuk do të jetë më pjesë e Skënderbeut. Kapiteni nuk ia doli që të shpëtonte korçarët nga rënia në Kategorinë e Parë. Një dedikim emocionues ka ardhur nga ana e mbrojtësit, që siç e pohon edhe vetë, nuk i përmban dot lotët për shokët e tij të skuadrës.

“Kështu do ju mbaj mend, të bashkuar. Jeni një ndër grupet më të mira që kam parë. Keqardhje që gjërat erdhën kështu, ju u bëtë pjesë e jetës sime, ju dua pafund vëllezërit e mi. Jam i sigurt që të gjithë pa përjashtim keni një karrierë të gjatë para, kjo duhet t’iu bëjë më të fortë.

Po shkruaj dhe po qaj. Ju dua cuna. Forca Skënderbeu. Faleminderit për çdo gjë. Gjithmonë mirënjohës”, shkruan Zguro. Ndërkohë sipas “Supersport”, lojtari do të rikthehet sërish në Amerikë, këtë herë duke hedhur firmën për Detroit që ndodhen në ligën e dytë. /Sport Ekspres/

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.