“Po rrija në tarracë dhe me vjen një burrë”, Ceferin rrëfehet si “u dogj” shtëpia e futbollit: Dyshoja gjithë kohën…

Kur projekti i Superligës mund të quhet tërësisht i mbyllur, presidenti i UEFA-s, Ceferin, nuk mund t’i harrojë lehtë orët dhe ditët më të tensionuara në gjithë jetën e tij. E gjithë bota kuptoi se futbolli po ndryshonte dhe UEFA-s i kishte ikur gjithçka nga duart pasi po krijohet kompeticioni jashtë varësisë prej saj.

Por si ndodhi e gjitha kjo situatë? Presidenti Ceferin ishte i fundit që e mori vesh këtë lajm dhe gjithçka e ndarë në rrëfimin për mediat: “Isha i ulur në tarracë me familjen time dhe kur erdhi një burrë për të më thënë se duhej të shkoja në luftë. Isha i tronditur. Këto ishte ditët me tensionin më të madh. Kishte kërcënime nga të gjitha krahët. Por e gjithë kjo përvojë të ndihmon që të mbijetosh kur ke disa njerëz që përpiqen të destabilizojnë.

Është si lufta, po aq stresuese dhe po me aq tension. Por këta fëmijë të llastuar nuk mund të më destabilizojnë. E kuptova që ishte tradhti e pastër dhe se kishte njerëz që më kishin gënjyer për vite me radhë. Nuk e dija se çfarë do të ndodhte më vonë, por disa prej klubeve nisën që të më telefonin për të më thënë se po u vinte keq dhe se do të tërhiqeshin, 3-4 prej tyre. Do të vazhdoj që t’i besoj njerëzve. Ata që unë i besoja plotësisht nuk më tradhtuar në fakt, përveç Anjelit. Tek të tjerët kam dyshuar gjatë gjithë kohës”, tha Ceferin. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *