“Shqipëria është mirënjohëse për Kombëtaren”, Ansi Agolli prek keq Edi Ramën me fjalët: Po për ju çfarë thonë?

Figura e njohur e Kombëtares, Ansi Agolli, ka bërë një reagim në rrjetet sociale kundër Kryeministrit Edi Rama. Nisur nga ngjarjet e fundit që kulmuan me heqjen e pasaportave diplomatike për lojtarët që dërguan Kombëtaren tonë në Europianin e Francës, Agolli është frymëzuar për të prekur Kryeministrin me fjalët:

“Një duartrokitje të fundit për ata politikanë, që pas Euro 2016 e përdorën kombëtaren per interesa të ngushta personale politike. Më pas, kur më shumë nevojiteshin, i lanë tifozat jashtë stadiumeve. Pashaportat diplomatike të shërbimit ishin një dhuratë që nuk e kërkuam. Me heqjen e tyre u dëshmua se ishin thjesht një pjesë e një skenari të përkohshëm.

Por çfarë do të jetë e përhershme, është mirënjohja e shqiptarëve anë e mbanë për shërbimin që ne kryem ndaj atdheut, të cilën vazhdojnë të na e shprehin çdo ditë, pa asnjë lloj interesi. A mund të thoni ju të njejtën gjë për ndjekësit tuaj? Një fjalë e urtë thotë, gjykimi vonon, por nuk harron”. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online