“Ka ndeshje të fiksuara”! Plas në Kosovë, kontakte me UEFA-n dhe nisin hetimet të pranuara nga Prokurori

Prokurori në Kosovë, Besim Kelmendi, është shprehur se në Kosovë ka ndeshje të trukuara. I ftuar në emisionin “Sport Total” në KTV është diskutuar për elitën e futbollit dhe Kelmendi është shprehur se është në pritje të provave për të nisur hetimet. Gjithashtu është theksuar se kanë nisur edhe kontaktet me UEFA-n për të bashkëpunuar në luftën kundër trukimit dhe për të ruajtur ndershmërinë e lojës së futbollit.

“Ne kemi pasur disa informacione nga burime të ndryshme se mund të ketë dukuri negative në ndeshjet e fundit në Superligë. Ne kemi kërkuar që të jemi afër këtyre ndeshjeve. Nëse ka prova ne do te ngrisim hetimet tona. Nuk mund te flas se për cilat ndeshje, por ne po punojmë intenzivisht në këtë drejtim. Ka kurdisje në futbollin kosovar dhe ka ndeshje që ka aktakuze për ato. Kemi pasur kontakte me UEFA-në dhe mund të them se ata i përcjellin ndeshje në mënyrë profesionale kur ka dyshime për kurdisje”, deklaroi Kelmendi. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online