E bujshme/ Starova zbulon sms që akuzon Olsi Ramën se i ka bërë presion arbitrit, futet edhe presidenti i Teutës: Je vëllai i kryeministrit

Te Partizani kanë pasur shumë ankesa për arbitrimin edhe në përballjen e zhvilluar kundër Teutës. Për shkakun e penalltisë së dhënë në minutën e 6 dhe që u anulua nga anësori, por njëkohësisht edhe për faullat e shumtë që u dhanë në favor të Teutës, Olsi Rama ka hyrë në dhomat e zhveshjes.

Drejtori i Partizanit u shpreh se i ka kërkuar arbitrit që të mbajë drejt garën, por në emisionin “Skaner” ishte Starova që i zbuloi “sms” e ardhur në telefon. “Thuaj Olsit se është një koleg që më ka shkruar, një drejtues klubi që ka qenë aty. Thotë që Olsi i ka bërë presion dhe ka ofenduar arbitrin”.

Më pas drejtori i Partizanit do të shprehej: “Vazhdojmë prapë me këto sms e famshme. Nuk mohoj asgjë unë për gjërat që bëjë, por është detyra ime si drejtor i Partizanit që të mbrojë garën. Nëse unë i kam kërkuar arbitrit që të favorizojë Partizanin, atëherë lë detyrën dhe nuk merrem më me këtë punë. Thjesht i kam thënë që të mbaj drejt ndeshjen”, tha Olsi Rama.

Gjithashtu në emision do të futej edhe presidenti i Teutës që i ka kujtuar Olsit që është edhe vëllai i kryeministrit. Por debati nuk ka zgjatur më shumë pasi Rama shfaqi gjithë simpatinë e tij për kreun e durrsakëve duke u shprehur mes të tjerash: “Nëse do të bëja presion, kjo nuk mund të ndodhte kurrë kundër Teutës”. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online