Po kryesojnë Superioren të vetëm, tani nisin ndeshjet “e frikshme” për të treguar Partizanin

Partizani ka marrë kryesimin e Superiores i vetëm pas mposhti Apoloninë në shifrat 1-0. Të kuqtë e kthyen në tabelë qitje portën e kundërshtarit, por nuk arritën që të fitonin me më shumë gola duke iu falur tundjes së rrjetës nga ana e Asanit. Nga ana tjetër ishte barazimi i Vllaznisë me Teutën që i dha favorizimin e duhur kryeqytetasve për të qenë në kryesim. Por çfarë tregon kalendari për Partizanin? Ferri i vërtetë fillon tani. Ekipi i Dajës do të ketë katër ndeshje radhazi që do të jenë më shumë se impenjuese.

Fillimisht vjen përballja me Skënderbeun që vlen po njësoj sa ndeshje direkte me pretendentët për titull. Korçarët kanë gjithë entuziazmin e marrë pas fitoreve të fundit dhe e kanë fitoren jetike për të mbijetuar. Pas saj vjen derbi me Tiranën për të vazhduar me transfertën kundër Teutës dhe ndeshjen me Vllazninë. Të gjitha këto përballje janë një finale më vete për të kuqtë që nuk i lejohet rrëshkitja e këmbës, por duke mos harruar se po i njëjti detyrim vjen edhe për kundërshtarët. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online