Po kjo çfarë ishte?! Botëror çudirash që të mban me dorën në zemër, Japonia lë pa Botëror Gjermaninë dhe Kosta Rika i jep makthe edhe Spanjës

Ky Botëror na ka treguar se duhet të mësohemi me surpriza. Mbrëmja e sotme ka qenë ndër ato që të mban me dorën në zemër deri në sekondat e fundit të ndeshjes. Gjermani është eleminuar për të dytën herë radhazi në fazën e grupeve të Kupës së Botës. “Pancerat” kanë dështuar sërish, teksa fitorja e papritur e Japonisë i lë jashtë Botërorit.

Japonezët i çuditën të gjithë duke përmbysur Spanjën, pavarësisht se mbajtën në jo më shumë se 20% të kohës topin në zotërimin e tyre. Morata shënoi i pari që në minutën e 11, por në pjesën e dytë Kombëtarja aziatike hyri me tjetër marsh. Doan në të 48-n dhe Tanaka vetëm tre minuta më vonë vulosën fatin e këtij takimi.

Një rezultat që vuri në rrezik edhe kualifikimin e vetë Spanjës. Kosta Rika tentoi surprizën në krahun tjetër, teksa në minutën e 70 Vargas i dërgon shifrat në 2-1. Një rezultat që përkthehej në lënien jashtë të Spanjës dhe Gjermanisë.

“Pancerat“ reagojnë menjëherë, teksa Havertz dërgon dy herë topin në rrjetë (73’, 85’) dhe Fullkrug i çon shifrat në 2-4 në minutën e 89 të takimit. Por fatkeqësisht skuadrës së Flick-ut i duheshin edhe 5 gola të tjerë për të thyer golavarazhin e Spanjës dhe për të marrë vendin e dytë në grup./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online