“Po i riktheni buzëqeshjen qytetit“, Erdenis Gurishta i kthehet kritikëve pas triumfit në Kupën e Shqipërisë

Vllaznia po kthehet te rezultatet pozitive, ndërsa ditën e sotme hodhi një hap të madh përpara drejt objektivave të këtij sezoni. Shkodranët mposhtën me rezultatin 1-0 Laçin dhe siguruan në këtë mënyrë finalen e Kupës së Shqipërisë.

Ky sukses ka nxitur edhe Erdenis Gurishtën të reagojë përmes rrjeteve sociale. Kapiteni i kuqebluve ka shpërndarë një postim ku i kthen përgjigje edhe kritikave që vërshuan mbi skuadrën pas periudhës negative që i shoqëroi pak javë më parë.

“Vllaznia nuk ka sulm. Vllaznia nuk ka mesfushë. Vllaznia gabon në mbrojtje. Vllaznia nuk kalider. Vllaznia kështu, Vllaznia ashtu… Bravo çuna, po i riktheni buzëqeshjen qytetit”, shkruan Erdenis Gurishta./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online