“Po hyjmë në zonën Suarez“/ Simeone e paralajmëroi, uruguajani e dërgon Atletikon me një dorë te titulli

Atletiko e Madridit është tashmë me njërën dorë te titulli kampion. Bardhekuqtë kanë mposhtur 2-1 Osasunën dhe ruajnë diferencën me 2 pikë me Realin e Madridit në një kohë kur ka mbetur edhe një ndeshje në dispozicion për t’u luajtur.

“Sa i përket Luis, po hyjmë në zonën e Suarezit. Është momenti në të cilin një lojtar vendimtar zgjidh ndeshjet. Suarez është mësuar me këto gjëra dhe duhet të na ndihmojë”, këto ishin fjalët e Simeones përpara takimit. Një paralajmërim ky që u vërtetua nga sulmuesi uruguajan.

“El pistolero” ka shpëtuar Atletikon nga barazimi, teksa në minutën e 88 ka tundur rrjetën e Osasunës. Ndërkohë baraspesha kishte ardhur vetëm 6 minuta përpara këtij momenti. Një gol me peshë të madhe ky i Suarez, që tashmë mban Atletikon e Madridit me njërën dorë të vendosur te tituli kampion i La Ligas./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

https://twitter.com/lapulgaprop/status/1393997587494080520

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online