Po e tundojnë Juventusin me 4 milionë euro, ekipi i Vicent Kompany dhe skuadra e Eredivisie tentojnë Xhakomo Vrionin

Xhakomo Vrioni ka shpërthyer te Tiroli në këtë sezon duke arritur që të shënojë 17 gola deri tani. Sulmuesi shqiptar është në garë edhe për golashënuesin më të mirë të kampionatit. Por gjasat janë të pakëta që lojtari i Kombëtares të ketë një shans në ekipin e parë të Juventusit.

Megjithatë golat e shënuara te Tiroli janë një CV e pasur për të në këtë merkato të verës. Sipas raportimve të “Tuttosport”, dy ekipe kanë shprehur interesim për Vrionit. Bëhet fjalë për Anderlehtin që drejtohet nga Vincent Kompany dhe për skuadrën e Eredivisie, Az Alkmar. Të dyja këto skuadra janë të gatshme që të ofrojnë deri në 4 milionë euro, ndërsa përgjigja e fundit i takon Juventusit. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online