“Edhe kur luan futboll-tenis mbërrin i pari te topi”, Roma hidhet në kërkim të talentit të ri që debutoi me Shqipërinë

Një tjetër ekip është hedhur në garë për Kristjan Asllanin, kjo merkato duket se do të jetë e nxehtë për legjionarët shqiptarë. Sipas asaj që tregon eksperti i tregut të transferimeve në Itali, Nicolo Shira, kryeqytetasit mund ta transferojnë mesfushorin shqiptar në verë.

Talenti premtues ka rrëmbyer të gjithë vëmendjen në Serinë A me thjeshtësinë në të cilën luan dhe njëkohësisht moshën e tij të vogël, që nuk e pengon për të qenë veteran në fushë. Kështu Murinjo i bashkohet listës së gjatë të ekipeve që janë rreshtuar për Asllanin, por duhet pritur vendimi i lojtarit.

Ndërkohë trajneri i Empolit, Andreazoli, ka vlerësimet më të mira për të: “Asllani ka stigmatizimin e kampionit, ka cilësi dhe vizion, jam i sigurt për këtë që them. Një lojtar me kokën ulur dhe shumë interesant. Nuk mund të jetë rastësi që e shfrytëzon gjithmonë shansin që ka. Edhe kur luan futboll-tenis, është i pari që arrin te topi”, ka thënë Andreazoli. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online