“Po e presin finalen me entuziasëm, qyteti ka një stadium të bukur”, ambasadori italian u tregon Tiranën: Do ndiheni si në shtëpinë tuaj

Finalja e Ligës së Konferencës po merr një vëmendje të gjerë në mediat italiane, teksa në “Air Albania“ do të jetë edhe Roma që do të lu.ftojë për të ngritur trofeun e parë të këtij kompeticioni. Tirana do të mirëpresë këtë event historik për vendin tonë, ku pritet të vijnë rreth 90 mijë tifozë. Një shifër kjo e gjitha jashtë pritshmërive fillestare. Ambasadori i Italisë në Shqipëri, Fabrizio Bucci, ka dhënë një intervistë për “Teleradiostereo”, ku u tregon më tepër italianëve rreth Tiranës, si dhe organizimit për këtë finale.

“Tirana po përgatitet të presë me entuziazëm finalen. Do të jetë hera e parë për qytetin, i cili ka edhe një stadium të bukur. Ne punojmë ngushtë me klubet dhe presim një festë të mirë, një festë të madhe. Do të mirëpresim të gjithë romanistët. Qyteti është gati nga pikëpamja e entuziazmit. Është një qytet i rritur, ka struktura avangarde si për akomodim, ashtu edhe për lëvizje. Tirana po bëhet gjithnjë e më europiane. Ndihem i qetë, dua të qetësoj miqtë e mi romakë që do të vijnë.

Duke ditur besimin e tifozëve e di që do të vijnë këtu edhe pa kupon. Këshilla është të ndiqni faqen e Ambasadës dhe kanalet sociale, por edhe faqen zyrtare të Romës. Ne do të listojmë masat që duhen ndjekur. Biletat, siç e dini, kanë përfunduar të gjitha në shitje online, këtu nuk do të kemi bileta për të shitur. Për ata që do të vijnë pa bileta, në disa zona të qytetit do të vendosen zona tifozësh me ekrane të mëdha, duke nisur nga sheshi qendror, ku vitin e kaluar transmetuam Kampionatin Europian të futbollit. Po punohet për shifra më të larta se kapaciteti i stadiumit.

(Shqipëria) Ka bërë përparime të mëdha. Nëse shikojmë prapa 30 vjet më parë kur u nisën me anije në Itali, tani Tirana është një qytet europian dhe mund të bëjë ende shumë gjëra. Vendi është rritur nga të gjitha këndvështrimet. Italianët do të ndihen si në shtëpinë e tyre, veçanërisht për sa i përket gjuhës dhe traditave”, ka deklaruar Fabrizio Bucci./Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online