“Kam oferta nga Kroacia”, Ferati flet pas golit të mrekullueshëm: Sormani më tha të ndryshoja lojën

Rifillimi nuk erdhi në mënyrën më të mirë për Partizanin, të cilët humbën në shtëpi ndaj Skëndebeut. Vetëm 5 minuta përpara përfundimti të takimit, futbollisti 20-vjeçar, Besnik Ferati, do të gjente rrugën e rrjetës me një realizim të mrekullueshëm në hyrje të zonës. Por ky gol do të vlente vetëm për mesfushorin shkupjan, pasi nuk do të mund ta shpëtonte dot kampionin në fuqi, teksa ndeshja do të mbyllej në shifrat 1-2.

Në një prononcim për gazetarin Reshat Ibrahimi, Ferati ka treguar emocionet për golin e tij të parë. Gjithashtu talenti i Partizanit flet edhe për të ardhmen, duke zbuluar faktin se për të ka ofertë nga Kroacia.

“Ndihem shumë i emocionuar, goli i parë si profesionist. Në lojë u futa me motiv të madh nga trajneri, i cili më tha se duhet ta ndryshojë lojën. Nga këto fjalë unë u motivova shumë dhe hyra në lojë edhe për të shënuar. U gëzova aq shumë, por nuk arrita ta ndjejë si duhet sepse humbëm.

Pres që këto ndeshje të jap maksimumin, të bëj diferencën, të ndihmoj ekipin. Deri në fund jam i fokusuar te Partizani, ndërkohë që kam disa oferta nga Kroacia, megjithatë do të shohim se çka do të vendos klubi, pasi kam edhe dy vite kontratë”, ka thënë Besnik Ferati për gazetarin Reshat Ibrahimi./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online