“Po e bëni Bielsën sikur fitoi Kupën e Botës”/ Kur ironinë e përdor çdokush! Mahnitet Guardiola, e sulmon një “fantazmë”

Nga Klaudio Ndreca

Të gjykosh një trajner dhe ekipi të shpallur fitues nuk është aspak e lehtë. E sidomos nëse bëhet fjalë për rikthimin te suksesi pas shumë vitesh të munguara me klubin që endej mes dëshpërimit dhe dështimit. Kryefjala e momentit në Shqipëri është Egbo, për të ngritur pikëpyetje të mëdha mbi meritat e tij te Tirana që e dërgoi në titullin kampion, por edhe për jehonën e madhe që po i jepet. Ndërkohë që kryefjala e momentit në Europë është Marcelo Bielsa, me krahun kritik që kërkojnë të ulet jehona e madhe që po i jepet këtij tekniku.

Prej ditësh rrjetet sociale po “ziejnë” për rikthimin e Lidsit pas 16 vitesh në “Premier League”. Ky ekip mori vendin e parë këtë sezon në “Championship” dhe “i çmenduri” Bielsa po përgëzohet nga të gjithë. Për tifozët e Lidsit cilësohet më tepër se Zoti, ndërsa edhe rrugët kanë nisur të marrin emrin e tij.

Vlerësime të mëdha për teknikun e Lidsit kanë ardhur nga emra të mëdha të trajnimit si Poketino dhe Guardiola. Ky i fundit nuk është përmbajtur me fjalët e thëna: “Është e veçantë dhe e pabesueshme që do ta kemi një trajner si Bielsa në “Premier League”. Trajner të mirë dhe me njohuri nuk të bëjnë trofetë e fituara. Trajnerin e gjykon gjithmonë lojtari mbi aftësitë që ka. Unë kam pasur fatin që ta takoj Bielsën. Ai punon me një skuadër, ashtu siç nuk e bën asnjë trajner tjetër në botë. Ka një prekje shumë personale me lojtarët, futet në brendësinë e tyre dhe janë shumë të afërt me njëri-tjetrin, një intimitet që nuk shihet askund”, u shpreh Guardiola.

Ndërkohë në orët e fundit është Gerardo Pelusso që po merr jehonë si zëri ndryshe. Trajneri uruguajan që ka drejtuar ekipe të dorës së dytë dhe pa bërë ndonjë arritje kulmore në karrierën e tij, nuk ngurron që ta përdor ironinë me tepricë:

“Bielsa nuk ka fituar asnjë titull në 16 vite, ndërsa Zidane fiton kampionate në çdo gjashtë muaj. Lidsi është duke u folur si të jetë duke fituar Kupën e Botës dhe ata vetëm sa janë ngjitur në elitë. Për Lidsin është duke u folur me ditë me radhë, kjo më godet mua”, ishte ironia e përdorur nga Peluso. /Sport Ekspes/

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online