I eleminuan nga FA Cup, Guardiola befason për Arsenalin: Nuk kam respekt për ta jashtë fushe

Manchester City u eleminua në gjysmëfinale të FA Cup prej Arsenalit. Ish-aistenti i tij arrriti ta mposhte Guardiolën me shifrat 2-0, madje edhe duke e bërë këtë të fundit të fliste me vete për një moment. Një humbje që padyshim rëndon shumë mbi supet e City-t.

Ndërkohë tektniku spanjoll i është rikthyer edhe njëherë “topçinjve”, duke befasuar disi me fjalët e tij. Guardiola bën me dije se Arsenali gëzon repsektin e tij për atë çfarë shfaqin në fushë, por jashtë saj situata është ndryshe.

“Kundërshtarët meritojnë gjithmonë respektin tim dhe meritat dhe Arsenali e ka atë. Kam gjithë respektin për atë çfarë ata jnaë në fushë, po jo shumë jashtë saj. Kështu që i përgëzoj dhe i uroj fat në finale kundër Chelsea-t”, ka thënë Guardiola. Gjithë arsyeja e kësaj deklarate është fakti se londinezët ishin ndër ato klube që kërkuan nga CAS-i të mos ndryshonte dënimi i vendosur nga UEFA për Manchester City. Me sa duket diçka e tillë nuk i ka pëlqyer trajnerit spanjoll, duke bërë që të humbasë gjithë respekti për sjelljet jashtë fushe të Arsenalit./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online