Interi kthen në aksion Lazion, Tare i plotëson dëshirën Veronës dhe është më pranë Kumbullës

Një garë e vërtetë ka nisur në merkato për Marash Kumbullën. Lazio dhe Interi janë duke ngulmuar që të sigurojnë shërbimet e lojtarit shqiptar, ndërsa Verona po fërkon duart në mënyrë që të mbushë arkat nga ky transferim. Zikaltrit e Contes lëvizën gurët e tyre së fundi, duke rritur frikën te kryeqytetasit.

Për këtë arsye Lazio është hedhur përsëri në aksion për ta mbyllur sa më parë këtë marrëveshje. Tare dhe presidenti Setti janë takuar ditën e djeshme për të diskutuar mbi gjetjen e një akordi mes palëve. Sipas “Il Messagero“, bardhekaltrit kanë vendosur t’i binden kërkesës së Veronës dhe kanë ofruar 20 milionë euro plus kartonin e dy lojtarëve, Adreson dhe Lombardi.

Në këtë mënyrë plotësohet shifra prej 30 milionë euro që verdheblutë dëshirojnë për të lënë të lirë thesarin e tyre. Lazio hedh kështu një hap të madh në çëshjten Kumbulla, që pritet të marrë zgjidhje në ditët në vazhdim./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online