Trajneri Elvis Plori ka komentuar në “Gol pas Goli” në Supersport barazimin me Laçin. Tekniku shkodran theksoi se ishte një ndeshje e çmendur, por në të njëjtën kohë beson se sot skuadra e tij la dy pikë.
I kënaqur nga barazimi? – “Do të isha i kënaqur për barazimin në fund të pjesës së parë, për mënyrën se si shkoi ndeshja doja fitoren. ishte një ndeshje e çmendur mund të them. Lamë dy pikë për mënyrën që shkoi loja. E kishim vlerësuar ndeshjen. Laçi ka një skuadër të mirë që nuk është mundur. U rikthyem tek ndeshjet e mira”
“Në varësi të kundërshtarit do të ndërtoj dhe formacionin. Doja një lojë me entuziazëm dhe luajta me dy sulmues, ndonëse një më i tërhequr. Nuk doja që Laçi të organizohej që poshtë, ndryshuam në mbrojtje, pasi po gabonim”.
“E kemi menduar se do ta kemi të vështirë që në fillim. Mendojnë shumë që Kastrioti do të bjerë. Unë nuk kam talente, por kam një skuadër që dua të fus grintën, të marr më të mirën. Nuk do jemi një skuadër që do thyhet lehtë, kemi marrë pak pikë. Këto dy pikë do na kushtojnë, por nuk kemi pasur një kalendar të thjeshtë”.