Plori i gëzohet lojës: AEL-i i fortë, mora sinjalet që prisja

Kastrioti luajti dje miqësoren e parë në Bullgari, ku u mund 2-1 nga AEL-i i Limasolit. Një paraqitje e mirë nga krutanët, që përballë kishin një rival goxha superior dhe që është më përpara me përgatitjet. Pjesa e parë e pa Kastriotin vetëm në mbrojtje, ndërsa në të dytën trajneri Elvis Plori bëri ndryshime, duke tentuar të provonte skemat sulmuese dhe duke marrë përgjigjet që dëshironte, përtej humbjes. Trajneri shkodran pas ndeshjes ishte i kënaqur me lojën e pjesës së dytë, duke vlerësuar kombinimet e mira në sulm, ndërsa në prononcimin në faqen zyrtare të Kastriotit në Facebook e pranon se rezultati nuk përbënte ndonjë rëndësi të madhe.

Kishim përballë një kundërshtar të fortë, humbja nuk është ndonjë çudi dhe në miqësore të tilla rezultati nuk është prioritet. Në pjesën e parë më shumë menduam për mbrojtjen, ndërsa në 45 minutat e dyta ndryshuam diçka jo vetëm në rreshtim, por edhe në lojë. Kjo bëri që të kishim më shumë raste dhe mundësi për të shënuar.

“Shënuam një gol, por jo mjaftueshëm për të fituar ndeshjen. Megjithatë, më gëzon fakti që kishim momente të mira, pavarësisht se për të qenë gati për kampionatin na duhet shumë punë. Duhet të japim maksimumin të gjithë, që të jemi më stabël, por në këtë takim mora sinjale të mira nga skuadra dhe jam pak a shumë i kënaqur.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *