Elvis Plori do të jetë trajneri i ri i Burrelit. Tekniku shkodran, i cili zyrtarizoi largimin pak ditë më parë nga skuadra e Kastriotit do të nisë menjëherë një aventurë të re, por këtë herë në kategorinë e Parë.
Plori do të marrë drejtimin e Burrelit, që si për ironi të fatit ka pasur trajner Stavri Nicën, i cili i zuri vendin plorit tek Kastrioti. Një lëvizje jo e zakontë, ku dy trajnerë ndërrojnë vendet mes tyre.
Nica është prezantuar nga klubi krutan, ndërsa Plori duket se ka “marrë hak” menjëherë, por duhet të thuhet se Plori u largua vetë nga skuadra e Kastriotit.