Plori do përforcime, hedh sytë nga Kastrioti

Elvis Plori e nisi sezonin në krye të Kastriotit, ndërkohë që u largua pas përfundimit të fazës së parë. Aktualisht shkodrani është në krye të Burrelit dhe kërkon përforcime nga drejtuesit për pjesën e dytë të kampionatit.

Trajneri Plori ka piketuar edhe një lojtar te ish-skuadra e tij. Bëhet fjalë për qendërmbrojtësin Vilson Lila, i cili te Kastrioti mbante edhe shiritin e kapitenit. Mbrojtësi është i lirë, pasi e ka ndërprerë kontratën me krutanët.

Burreli synon mbijetesën dhe deri në fund të sezonit do të jetë një garë ashpër. Kështu përforcimet në merkaton e janarit janë të domosdoshme. Veç Lilës, matjanët do mundohen të bëjnë edhe përforcime të tjera për të realizuar objektivin sezonal.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *