Vedat Muriqi po kalon një sezon të shkëlqyer me Majorkën. Falë tij skuadra spanjolle tashmë gjendet në mesin e tabelës së renditjes. Me 8 golat e shënuar, vetëm 5 më pak nga Levandovski, sulmuesi shqiptar ka tërhequr vëmendjen e shumë klubeve europiane. Pas Sevijës dhe Fullhemit, tashmë është Aston Vila ajo që shton prizrenasin në listën e dëshirave
Sipas raportimeve nga mediat spanjolle dhe ato angleze Unai Emeri, ish-trajneri i Arsenalit, pëlqen profilin e “piratit” dhe kërkon ta ketë në urdhërat e tij. Aston Vila mësohet se ofron deri në 17 milionë paundë për të marrë shërbimet Muriqit. Megjithatë lojtari ndihet i lumtur në Majorka dhe vetë CEO i tyre e ka bërë të qartë se sulmuesi shqiptar do të qendrojë me ta për një kohë të gjatë./Sport Ekspres/