Japonia ka përmbysur në pak minuta Spanjën. Pjesa e dytë e lojës ka nisur vrullshëm për aziatikët, që po sjellin në kujtesë atë përmbysje të pak ditëve më parë kundër Gjermanisë. Por goli i dytë i japonezëve lë shumë vend për debate.
Gjyqtari anullon golin për shkak të daljes së topit jashtë vijës kufizuese, por VAR-i ndërhyn për të kthyer vendimin. Goli konsiderohet i rregullt, megjithëse në fotot e publikuara dallohet që topi e ka kaluar vijën kufizuese./Halit Delibashi-Sport Ekspres/