Edhe kjo i duhej Interit. Trajneri Luçiano Spalaeti nuk ka duruar dhe ka nxjerrë nga stërvitje një prej lojtarëve të mesfushws. Ka qenë Zhoao Mario ai që e ka tërbuar teknikun italian. Angazhimi i tij gjatë seancës stërvitore nuk ka qenë ai i duhuri dhe kreu i pankinës zikaltër e ka nxjerrë jashtë.
Brazilliani u pa i pa përqendruar dhe Spaleti ka qenë i qartë: “Ik dhe nesër të dua me mendje tjetër kwtu”. Zhoao Mario duhet të reagojë menjëherë, pasi Interi është në një moment delikat të sezonit dhe ngjarje të tilla nuk i shërbejnë atmosferës dhe rezultateve.
Mesfushori kohët e fundit ishte “harruar”, pasi nuk ka pasur shumë hapësira. Kjo sa duket ka bërë që edhe ai “t’ia varë” seancës së sotme stërvitje. Gjithsesi kjo nuk ka kaluar pa iu vënë re nga Spaleti që e ka ndëshkuar menjëherë.