Plas te Kukësi, pezullohet titullari para Europës

Te Kukësi u munduan ta qetësojnë situatën pas humbjes me Torpedo Kuitasi në Gjeorgji. Deklarata e trajnerit Armando Cungu iu la nervave të disfatës 5-2, ndërkohë që presidenti Safet Gjici shkoi më tej, duke thënë se ne gazetarët ia kishim përkthyer keq deklaratën.

I mirëkuptojmë te Kukësi, duan të fokusohen të ndeshja dhe normalisht duhet qetësi dhe motivim për të bërë mrekullinë nesër në Elbasan. Por tanimë për prishjen e atmosferës po punojnë vetë në klubin verilindor.

Sikurse kemi njoftuar një ditë më parë, Sebino Plaku është gjobitur me 4 mijë euro gjobë për humbjen e një fluturimi. Praktikisht i bie që në Europë të ketë luajtur falas dhe gjithçka ka marrë është premioja për eliminimin e Valetës. Një rrogë ka shkuar mbrapsht në arkat e klubit verilindor.

Por së fundmi e ka pësuar edhe një tjetër lojtar. “Sport Ekspres” mëson se portieri Stivi Frashëri, për të cilin pretendohet se ka një dëmtim, është pezulluar për takimin me Torpedon. Jo vetëm kaq, por edhe për të ka një gjobë me vlerën e pagës mujore. E gjitha kjo për shkak të penalltisë së shkaktuar në ndeshjen me Karabakun. Sikurse kuptohet, atmosfera në kampin kuksian nuk është aspak më e mira.

VLADIMIR PRENGA

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online