Java e pestë në Kategorinë e Dytë përballi Naftëtarin dhe Flamurtarin në një ndeshje për podiumin e renditjes. Tensionet në fushë ishin të mëdha por nuk munguan edhe ato në tribuna. Në fakt në Kuçovë ndodhi ajo që nuk pritej. Në pjesën e dytë, Flamurtari po udhëhiqte 0-1 dhe tifozët e pakënaqur të Kuçovës nisën kritikat ndaj lojtarëve të tyre. Sulmuesin e Naftëtarit, Samuel Vrapi, nuk e mbajtën nervat teksa pa tifozët të debatonin me të afërmit e tij dhe vendosi ta zgjidh situatën vetë. Ofendime, kërc.ënime dhe të bërtitura drejt një tifozi, ishin dinamika e pak sekondave. Arbitri nuk e kurse kartonin e kuq, por për sulmuesin e ri “ndeshja” nuk ndaloi këtu dhe gjithçka u kthye në personale.
Kështu ndodhi! Në bazë të informacioneve të siguruara nga “Sport Ekspres”, futbollisti i Naftëtarit priti tifozin jashtë dhe me tone kërcë.nuese iu drejtua tifozit për t’u përballur fizikisht. Forcat e policisë ndërhyn menjëherë duke shoqëruar në Komisariat sulmuesin, bashkë me të atin. Policia shoqëroi edhe tifozin, ndonëse ky i fundit nuk reagoi gjatë ballafaqimit të dytë. Në fund, 3 gola për Flamurtarin dhe 3 të arrestuar nga ana tjetër, një çantë sportive e lënë në mes të rrugës për t’u përleshur fizikisht dhe një tension në kushtet e një kategorie ku luftohet për t’u ringritur, e jo për të matur forcën fizike me njëri-tjetrin. /Sport Ekspres/