Ardhja e Ole Gunar Solskjaer në stol ka “rilindur” Mançester Junajtid. Lojë e bukur dhe rezultate pozitive. Norvegjezi numëron vetëm fitore si trajner i “Djajve të Kuq”, ndërsa një gjë e tillë i ka bërë mirë dhe Markus Rashford.
Sulmuesi 21-vjeçar është rikthyer të luajë dhe të shënojë, ndërsa drejtuesit e klubit janë të kënaqur me të. Kontrata e Rashford me Man Utd përfundon në verën e vitit 2020, ndërsa për të ka interes nga Serie A.
Drejtuesit e klubit anglez kanë vendosur t’i ofrojnë një kontratë të re, duke i dyfishuar dhe rrogën në 9 milionë sterlina në sezon. Nga ana tjetër, lajmë të këqija vijnë nga Maroune Felaini.
Mesfushori belg ka pësuar një dëmtim në këmbë dhe do të qëndrojë 4 javë jashtë fushave të blerta. Felaini ishte një nga kandidatët për t’u larguar, por dëmtimi në pulpë bën që ai të vazhdojë aventurën me Junajtid.