Plani i Çelsit, zgjedh pasuesin e Kurtua

Çelsi është në kërkim të një portieri. Largimi i Tibo Kurtua është punë ditësh. Belgut i skadon kontrata vitin e ardhshëm, nuk ka pranuar të rinovojë dhe dëshira e tij është rikthimi në Madrid. Në anën galaktike të saj, te Reali. Por Çelsi nuk do e shesë portierin e Belgjikës pa siguruar pasardhësin e tij.

Dhe siç citon “Sky Sports”, presidenti Abramoviç e ka zgjedhur portierin e ri. Flasim për 24-vjeçarin që shkëlqeu me kombëtaren angleze në Botërorin e Rusisë. Xhordan Pikford, i cili luan me Evertonin. Këta të fundit nuk e lëshojnë lehtë portierin, për të cilin shpenzuan 29 milionë euro.

Pra Çelsi duhet të paguajë shumë më shumë për shërbimet e tij. Londinezet kanë afruar së fundmi dhe portierin Robert Grin. 38-vjeçari ishte lojtar i lirë dhe do të luftojë për rolin e portierit të dytë me argjentinasin Kabajero.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online