Plane të mëdha te Korabi, tani bëhen edhe me rezidencë

0

Korabi garon në Kategorinë e Parë edhe këtë sezon. Vjet dibranët rrezikuan shumë, por mposhtën në ndeshjen e fundit Tërbunin dhe siguruan qëndrimin në kategori. Tashmë ata po bëhen gati për fazën përgatitore, që do ta zhvillojë në Peshkopi.

Tashmë dibranët janë bërë edhe me rezidencë, teksa klubi e ka njoftuar diçka të tillë përmes një postimi në faqen zyrtare në “Facebook”. Gjithashtu tregohen edhe pamjet e vendqëndrimit të ri të lojtarëve.

“Drejtuesit e mbajtën premtimin! Ashtu siç u premtua përpara disa muajsh, sot po merr formë projekti afatgjatë për “Korabin Dibran”.  Në video mund të shihni përfundimin e “Rezidencës” të KF Korabi në qytetin e Peshkopisë ku do të akomodohet ekipi gjatë kampionatit. Gjatë seancave stërvitore të zhvilluara në Tiranë, Korabi ka mbyllur një listë paraprake dhe do të udhëtojë drejt Peshkopisë për të zhvilluar fazën përgatitore. Tjetër synim i projektit janë lojtarët Dibran, numri i të cilëve është shtuar ndjeshëm në ekip”, shkruhet në postimin e klubit të Korabit.

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.